Britney Spears është çaktivizuar nga Instagrami.
39 vjeçarja e ka marrë këtë vendim pas fejesës së saj me Sam Asghasri.
Nuk kishte ndonjë njoftim paraprak para se ajo të merrte një vendim të tillë.
Faqja e të fejuarit të saj është akoma aktive.
Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë Britneyn të marr këtë vendim, por që mbetet të kuptohet me kohën.