Fustani i Amy Winehouse do të dalë në ankand për shifrën marramendëse

Bota e Yjeve

Fustani i Amy Winehouse do të dalë në ankand për shifrën marramendëse

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 12:50
Amy Winehouse

Një ndër koleksionet e sendeve personale të këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse që do të dalë në ankand është pikërisht fustani që ajo veshi në performancën e saj të fundit.

Sipas The Sun, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë të bardhë dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve, pritet të kushtojë 14,500 paund.

Një muaj më pas, në korrik të vitit 2011 këngëtarja ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare në Londër.

Image

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejt fondacionit të ngritur nga prindërit e saj, në nder të Amy-t me qëllim për të ndihmuar të rinjtë me probleme të varësisë.

Amy Winehouse ishte shumë e vlerësuar si një nga këngëtaret solo dhe tekstshkrueset më të mrekullueshme të gjeneratës së saj.

Ajo i kaloi ditët e fundit të jetës së saj në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”.

Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

Ajo po jetonte në tym në javët e fundit, ishte shumë e dobët dhe po merrte cigare dhe pije. Amy ishte dëshpëruar dhe kjo grua që vlente miliona, ishte jashtëzakonisht e trishtuar. Shoku që intervistova tha se Winehouse duhej të ishte shpëtuar, nuk kishte arsye që ajo të vdiste. Ajo vinte nga një familje e mirë dhe nuk kishte arsye që të vdiste.

Thjesht njerëzit po shikonin më shumë faturat e shitjeve rekord sesa gjendjen e saj shëndetësore“, tha ai.

Image

“27 Heaven” është një përkujtim ndaj pesë yjeve që vdiqën në moshën 27 vjeçare, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat