Veshja e fundit e Capital T kap shifrën “e çmendur”

Bota e Yjeve

Veshja e fundit e Capital T kap shifrën “e çmendur”

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:47
Capital T

Reperi i njohur, Capital T, është një nga të famshmit shqiptarë më të paguar në Shqipëri. Kjo ka bërë që ai të ketë edhe një jetë luksi.

Gjithçka reflektohet edhe në rrjetet sociale, ku Kapo shfaqet gjithmonë me makina të shtrenjta, të sapodala në treg.

Image

Sakaq, edhe veshjet e tij janë të markave më në zë.

“Shqip.closet” ka zbuluar se reperi ka shpenzuar për dukjen e fundit mbi 20 mijë euro.

Image

Sa i përket muzikës, Capital T shumë shpejt do të vijë me këngë të re dhe këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat