Aida Doçi: Ka shumë njerëz në estradë që s’i kanë dy lidhje me kokë

Bota e Yjeve

Aida Doçi: Ka shumë njerëz në estradë që s’i kanë dy lidhje me kokë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:57
Aida Doçi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Aida Doçi, është rikthyer në një interviste televizive pas një koh relativisht të gjatë.

Ajo është përgjigjur në 50 pyetje të ndryshme në lidhje me jetën e saj personale dhe atë profesionale, ku ndër të tjerash ka folur edhe për një periudhë mjaft të vështirë të jetës.

Doçi u shpreh se kishte përjetuar depresion vitin e kaluar kur zyrtarizoi martesën e saj me Naser Qelin – e shkas për atë gjendje u bënë komentet e ndryshme negative lidhur me jetën e saj.

Image

Ndërkohë, Aida nuk hezitoi t’i përgjigjet edhe pyetjes se “sa për qind të estradës mendon se janë të mbivlerësuar”, ku u shpreh se i vjen keq që në fakt ka shumë të tillë në estradë.

“Nëse deri në 100 për qind, e kisha kalu 100 për dindëshin, ka shumë prej tyre që…s’e di, ndoshta palidhje që unë po e them ama, sigurisht e dijnë krejt njerëzit që munden të vlerësojnë edhe kanë vesh të muzikës mund të dijnë që ka shumë njerëz në estradë fatkeqësisht që nuk i kanë dy lidhje me kokë, më fal që po tregohem shumë e drejtpërdrejt”, tha kënngëtarja Doçi në “Prive”.

Image

E njëjta përndryshe tregoi në pyetjet e radhës edhe se ka votuar gjithsej dy herë në jetën e saj dhe mendon se do të dalë prapë në zgjedhjet e tetorit këtë vit për të kryer obligimin e saj qytetar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat