Marina Vjollca lë pa fjalë me paraqitjen unike në edicionin e “Klanifornia”

Bota e Yjeve

Marina Vjollca lë pa fjalë me paraqitjen unike në edicionin e “Klanifornia”

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 23:20
Marina Vjollca

Marina Vjollca ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e radhës.

Moderatorja shqiptare e cila drejton emisionin e të shtunave mbrëmje “Klanifornia”, ka treguar dukjen elegante që zgjodhi për edicionin e sotëm.

Marina u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë pembe të lehtë teksa theksoi barkun e rrumbullakosur.

Ajo po ashtu kombinoi edhe takat me fustan, ndërkohë që kompletoi dukjen edhe me një pale vath me gur të çmuar.

Theksojmë se Marina dhe Geti po bëhen prindër për herë të parë, ku sipas disa burimeve të afërta ata janë në pritje të një vajze.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat