Atdheu intensifikon deklaratat publike të dashurisë për Bora Zemanin, heshtja e moderatores merret si pohim nga …

Bota e Yjeve

Atdheu intensifikon deklaratat publike të dashurisë për Bora Zemanin, heshtja e moderatores merret si pohim nga …

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 13:52
Atdheu dhe Bora

A janë të dashur Atdhe Xharavina dhe Bora Zemani? Deri tani gjithçka është në fazën e aludimeve. Atdheu ishte konkurrent në “Përputhen” 2, ndërkohë që bukuroshja Zemani, moderatore e programit. 

Atdheu ra menjëherë në sy për sharmin e tij mashkullor dhe një trup fantastik e të palestruar. Ai krijoi një lidhje me njërën nga vajzat e “Përputhen”, Sarën, e cila mori fund pas një periudhe të shkurtër.

Që atëherë, Atdheu ka provokuar vazhdimisht në publik, duke treguar dobësinë që ka për Borën dhe se ajo është femra që ai ka pëlqyer më së shumti në program dhe jo konkurrentet.

Image

Disa komente së fundmi mes Antonelës dhe Atdheut kanë ngritur të tjera dyshime për lidhjen mes tyre. Atdheu ka bërë një status në “Instagram”, ku shprehet: “Askush nuk është ti dhe kjo është fuqia jote”.

Ish-konkurrentja, Antonela, komentoi në statusin e Atdheut duke i thënë: “Mfal mos je binjak?” “Po, veç mungon një binjake”, ia ktheu ish-konkurrenti dhe sytë na shkuan menjëherë te një replikë e një vajze të panjohur.

“Nai bricjap doje të thoje”, tha vajza dhe mori përgjigje të menjëhershme nga Atdheu: “Ah sa i du bricjapet, dashtë Zoti fatin e jetës e kam bricjap”, dhe më pas ka shpejtuar për t’i fshirë këto komente, por tepër vonë pasi tashmë në rrjet u bënë virale.

Image

Ndërkohë, kujtojmë se Bora Zemani i përket në horoskop pikërisht shenjës së Bricjapit dhe lajmet per një histori romance të mundshme mes Atdheut dhe Borës, kanë qenë gjithmonë të pranishme.

Po si nisi historia e Atdheut dhe Borës dhe a është me të vërtetë një histori dashurie apo thjesht një provokim mediatik në mënyrë që të ketë gjithmonë kuriozitet për këto dy personazhe? 

Image

Gjatë një interviste dhënë pak javë më parë, Atdheu u pyet se cila vajzë nga “Përputhen” i ka mbetur merak nënës së tij që ta marrë për nuse. Ai u vendos në siklet dhe tha se nuk është një ndër konkurrentet, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për Bora Zemanin, për të cilën ai ka shprehur gjithmonë pëlqimin pas emisionit nëpër intervista, madje eshte shprehur: “Për Borën kisha bërë 10 vite burg. Është dikush po nuk mundem t’ia them emrin. Nuk është prej konkurrenteve”.

Gjithashtu, kur u pyet nëse është në një marrëdhënie, Atdheu u shpreh se është në tentativë për t’u lidhur me një vajzë nga Tirana, por akoma asgjë nuk është finalizuar. Sapo filloi sezoni i ri i “Përputhen”, Xharavina shkroi në story: “Tash që po e shof përmes ekranit, po më mungon shumë”. 

Image

Kjo deklaratë ka bërë që të gjithë ndjekësit e ish-konkurrentit të besojnë se nuk i dedikohet emisionit, por pikërisht Bora Zemanit. Bora dhe Atdheu janë përfolur për një afrimitet mes tyre pas kamerave, dhe sipas zërave të fundit, Atdheu ishte një nga shkaqet e xhelozisë që e çoi në ndarje Borën nga aktori dhe prezantuesi Donald Veshaj.

HESHTJA E BORËS QË FLET MË SHUMË SE FJALËT 

Image

Tre muaj pas ndarjes nga Sara Malaj, ish- konkurrenti nga Kosova i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, ka folur hapur për ndjenjat që ka për drejtuesen e këtij emisioni, Bora Zemanin.

Por si ka reaguar Bora në gjithë këtë histori, kur po flitet se mes tyre ka lindur një romancë e vërtetë që premton shumë? Bora Zemani, e cila është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në showbiz-it, pas ndarjes nga Donaldi, publikon imazhe me të birin, Arborin, i cili merr gjithmonë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të mamasë së tij.

Por fjalëve se ajo tashmë po shijon një lidhje të re, ajo vendos t’u përgjigjet me një stil të avancuar, duke u shprehur se ka dëshirë të zgjerojë familjen, duke planifikuar fëmijën e dytë. Këtë gjë e ka treguar nëpërmjet një postimi në “Instagram”, teksa ka ndarë një fragment nga filmi “Lion’s King”, ku ka shkruar: “Nëse një ditë do të kem një vajzë, ajo do ta ketë emrin Nala”, duke iu referuar kështu personazhit të njohur të “Disney”-t.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat