Martohet kreatorja e njohur shqiptare, Diana Qerimi

Bota e Yjeve

Martohet kreatorja e njohur shqiptare, Diana Qerimi

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:28
Diana Qerimi

Kreatorja e njohur kosovare, Diana Qerimi, ditën e sotme (e diel) i ka dhënë fund beqarisë.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e saj prej shumë vitesh, Dren Berisha.

Çifti ceremoninë e dasmës duket se e kanë realizuar në Shqipëri, pasiqë në Kosovë me masat e reja u ndaluan të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore.

Kjo është mësuar në bazë të disa postimeve të ndara në rrjete sociale nga këngëtarja Orhidea Latifi – Kida, e cila është mike e ngushtë e dizajneres shqiptare.

Bukuroshja duket e mahnitshme në fustanin e bardhë transparent e me një stil flokësh të thjeshtë.

E njëjta prej vitesh ka zënë një vend të veçantë në fushën e modës me bashkëpunimet që ka bërë me figurat publike.

Diana ndërkaq momentalisht është njëra nga stilistet më të kërkuara në vend dhe më gjerë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat