Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…

Bota e Yjeve

Moderatorja shqiptare flet pa dorashka: Më kanë ngacmuar meshkujt mbi 40 vjeç në…

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 19:26
Alesia Bami

Alesia Bami ka pranuar dje publikisht se është ngacmuar nga 40-vjeçarë gjatë kohës që ka dalë për t’u argëtuar jashtë. E pyetur nëse 40-vjeçarët duhet të lejohen në klube nate, moderatorja u përgjigj me një “Po” gjatë diskutimit në “Trotuar”.

Mendoj se duhet absolutisht duhet patjetër ta frekuentojnë edhe 40-vjeçarët klubin, sepse kush jemi ne në fund fare që t’ua privojmë të drejtën që të kënaqen dhe ata.

Përderisa nuk na cenojnë, e kanë të drejtën e botës për të qenë aty. Ne bezdisemi jo vetëm në klub, por kudo. Ne bezdisemi jo vetëm në klube. Bezdisemi në kinema dhe në rrugë. Edhe mua më kanë ngacmuar, ashtu si shumë femra. Ka të bëjë me tipet e personave. Janë vajzat ato që duhet t’u tregojnë vendin”,- tha Alesia.

Image

Më herët, Bami ka treguar se çfarë kërkon tek partneri që do të ketë në krah. Ajo tha: “Partneri im, do doja të kishte të njëjtat mundësi ekonomike si të miat sepse nuk do doja të isha e varur. Nuk ka asgjë pa kushte, përveç asaj të familjes. Asgjë tjetër nuk është pa kushte.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat