Martohet ish-ministri i LDK-së

Bota e Yjeve

Martohet ish-ministri i LDK-së

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:05
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij të quajtur, Erolida Januzaj.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjete sociale, ku ka sjell fotosesionin e realizuar për martesë.

Çifti mori vëmendje me paraqitjen elegante, gjersa komplimentet dhe urimet kanë qenë të shumta në pjesën e komenteve.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit ka siguruar 15 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Besian Mustafa u bë deputet i Legjislaturës së Tetë të Kuvendit me 9,743 vota.

Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat