Tërhoqi gjithë vëmendjen, ja shuma marramendëse e bishtit të Kim Kardashian në Met Gala 2021

Bota e Yjeve

Tërhoqi gjithë vëmendjen, ja shuma marramendëse e bishtit të Kim Kardashian në Met Gala 2021

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:38
Kim Kardashian

Kombinimi i Kim Kardashian, i errësuar në fytyrë nga marka Balenciaga nuk ishte i vetmi element i shtrenjt i pamjes së saj Met Gala 2021.

Ajo e shoqëroi veshjen tërësisht të zezë me një bisht flokësh 190.5 centimetra të gjatë.

ishti kishte një çmim po aq të madh; Stilisti i flokëve, Chris Appleton, zbuloi gjatë në Instagram gjatë një sesioni me pyetje se ai bisht kushtoi mbi tetë mijë euro.

Ndërsa shtesat e shtrenjta të Kardashian ishin të dukshme gjatë Met Gala, përkundër kostos, vëmendjen kryesore e mori veshja e saj.

Veshja e yllit të “Keeping Up With the Kardashians” shkaktoi zhurmë në internet pasi u shfaq e maskuar në tapetin e kuq e gjitha në Balenciaga.

Kritikat nuk kishin të mbaruar e Kim nuk ja përtoi.
Ajo e shkroi në postimin për 253 milionë ndjekësit e saj: “Çfarë ka më amerikane sesa një bluzë nga koka te këmbët ?!”

Padyshim që kjo veshje është e frymëzuar nga ish bashkëshorti i saj, Kanye West në albumin e tij më të ri “Donda”.

Nuk është hera e parë që Kim e bën diçka të tillë ,pasi ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian, i çuditi të gjithë kur për të mbështetur sërish Kanye-n në Soldier Field u shfaq e veshur si nuse. Ata rikrijuan edhe një herë skenën e martesës së tyre, që u organizua në vitin 2014-të.

Në fund të spektaklit Kim dhe Kanye janë larguar nga stadiumi të kapur përdore si një çift i vërtetë. Ky moment u fiksua nga të pranishmit në event dhe bëri xhiron e rrjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat