Butrinti lajmëron kur do publikohet kënga ‘Kuku’

Bota e Yjeve

Butrinti lajmëron kur do publikohet kënga ‘Kuku’

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 09:17
Butrint Imeri

Ai ka paralajmëruar prej ditësh projektin e ri muzikor dhe premtoi se do të jetë një hit.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri, i cili tashmë thuajse është në finalizim të videoklipit të këngës së re të quajtur, “Kuku”.

Në bazë të njoftimit të fundit duket se kanë mbetur edhe pak ditë deri në ditën e lançimit. Krijuesi i hitit “Dale” zbulon se ky projekt do të publikohet më 30 tetor në mesnatë.
“30.09.2021. 23:59. Kuku po vjen”, ka shkruar ai në postimet që ka hedhur në InstaStory.

Butrinti momentalisht ka qenë i zënë me turneun e tij nëpër Evropë, pas një vere të ngarkuar me mbrëmje e koncerte në Kosovë. Theksojmë që me masat e reja për parandalimin e COVID-19 u ndaluan edhe ahengjet e ndryshme muzikore.

Butrint Imeri është një nga këngëtarët më të suksesshëm dhe ka fansat më të zjarrtë në trojet shqiptare. Ai arriti në një kohë të shkurtër të kthehej në këngëtarin e preferuar të viteve të fundit dhe e gjithë kjo falë punës së tij të fortë. Butrinti ka sjellë ndër vite shumë këngë, që janë kthyer në hite.

Kujtojmë se Butrint Imeri përflitet në media për një histori dashurie me vajzën bukuroshe, Olta Beqiri. Teksa zërat lart e poshtë flasin për një lidhje dashurie mes tyre, duket se dyshja e ka lënë të nënkuptohet diçka të tillë nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku publikojnë herë pas here pamje nga i njëjti vend.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat