Lei Kraja habit me deklaratat për ish-partnerin

Bota e Yjeve

Lei Kraja habit me deklaratat për ish-partnerin

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 18:57
Lei Kraja

Moderatorja e sportit Lei kraja ka zbuluar dje një detaj që askush nuk e dinte për jetën e saj personale. Zeshkanja seksi foli për ish-partnerin e saj tek “Ditë pas Dite”, ku zbuloi se sot ata janë miq të mirë me njëri-tjetrin.

Por përveç kësaj, ish i dashuri i moderatores është fejuar dhe ka qenë vetë Lei ajo që e ka ndihmuar të zjedhë unëzën me të cilën do t’ i propozonte vajzës tjetër.

Ish-in e kam mik dhe e kam ndihmuar të zgjedhë unazën për të fejuarën e tij. Është një gjë mëse normale, sepse e kam kaluar atë fazë, e kam kaluar atë ndjenjë. E fejuara e tij është e lumtur që ai më ka shoqe, sepse kemi dalë shumë shpesh dhe e ka pak a shumë të qartë. E ka larguar le të themi atë ndjenjën”,- deklaroi Kraja.

Image

Moderatorja është shumë e hapur dhe i përgjigjet të gjitha pyetjeve të ndjekësve në Instagram, madje edhe atyre që janë ofenduese.

Image

Disa javë më parë, një ndjekëse i shkroi: “Vallaj nuk më dukesh naj far lloj bukurie aq sa për me dal në televizion. Më dukesh shumë mëse normale vajzë”. Lei ia ktheu: “Dhe çuditërisht qenka një profil fallco”, shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat