E kishit harruar? Shihni si është sot, jeta e aktores së telenovelave Jacky Bracamontes

Bota e Yjeve

E kishit harruar? Shihni si është sot, jeta e aktores së telenovelave Jacky Bracamontes

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 10:23
Jacqueline Bracamontes, William Levy

Jacqueline Bracamontes është një nga aktoret më të famshme të telenovelave.
Ne e kemi ndjekur atë në telenovelat: “Magji Dashurie” (Sortilegio) me aktorin e famshëm William Levy, “Mëndjelehtat nuk shkojnë në parajsë” në rolin e “Candy” (Kandit), si dhe te telenovela super e ndjekur Rubi, etj.

Ku është sot Jacqueline?
Sot, Jacqueline Bracamontes, ka lënë pas aktrimin dhe ka firmosur me kompaninë “Telemundo”. Ajo është prezantuese e reality-show “Asi se baila” (Kështu kërcehet).

Po jeta private?
Jacqueline Bracamontes është e martuar me Martin Fuentes, që nga viti 2011.
Ajo ka 5 vajza. Aktorja ka dashur djalë, por mesa duket Zoti e kishte planfikuar si mama vajzash.

Aktorja meksikane ka kaluar dhe një tragjedi. Ajo ka lindur binjak, një djalë dhe një prej vajzave, por djali nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë.

Jacky me bashkëshortin e saj Martin Fuentes janë njohur përmes një ‘blind date’ të cilën ja planifikuan miqtë e tyre.

Aktorja ka interpretuar në 12 telenovela. Gjithashtu Jacqueline ka fituar “Miss Meksiko” në vitin 2000 në Meksikë dhe kjo i ka hapur dyert e televizionit.

Image
Jacqueline Bracamontes me vajzat
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat