Rita Ora së shpejti do të mbajë koncert në një prej vendeve më të famshme në botë

Bota e Yjeve

Rita Ora së shpejti do të mbajë koncert në një prej vendeve më të famshme në botë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 07:40
Rita Ora

Këngëtarja  e njohur Rita Ora do të mbajë një koncert gjigant në datën 30 Shtator në Francë.

Ajo do të ngjitet në Kullën ‘Eiffel’ të Parisit, ku do të interpretojë në një koncert recital para miliona fansave.

Burime përkatëse kanë treguar se biletat tashmë kanë dalë në shitje dhe se këngëtarja shqiptare ëshët shumë e entuziazmuar për koncertin.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa video, duke zbuluar se si kanë shkuar përgatitjet për natën e saj të spektaklit.

Kujtojme se Rita eshte ne lidhje me Taika Waititi.

Së fundmi, artistja ka dhënë një intervistë për “Australian Vogue”, ku është pyetur edhe për marrëdhënien me regjisorin.

“Unë po shijoj momente të mrekullueshme në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, ka thënë ajo duke mos dhënë detaje të tjera.

Kujtojmë se dalja e tyre e parë publike si çift ishte teksa parakaluan në tapetin e kuq gjatë premierës së “The Suicide Squad”, në Los Angeles. Bukuroshja shqiptare ishte e veshur me një fustan të bardhë, i cili ishte i çarë anash në pjesën e belit. Ndërsa, Taika 45 vjeç kishte veshur një kostum gri me një këmishë të bardhë të mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat