Dua Lipa publikon pamje të reja nga sfilata në Milano, shkëlqen përkrah kunatës, Gigi Hadid

Bota e Yjeve

Dua Lipa publikon pamje të reja nga sfilata në Milano, shkëlqen përkrah kunatës, Gigi Hadid

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 08:39
Dua Lipa, Versace dhe Gigi Hadid

Dua Lipa ishte ylli i mbrëmjes në sfilitën e markës “Versace”, në Javën e Modës në Milano.

Këngëtarja shqiptare bëri hapjen dhe mbylljen e mbrëmjes së mbushur me emrat më të njohur të modës si: Emily Ratajkowski, Gigi Hadid dhe Naomi Campbell.

26-vjeçarja në përmbylljen e pasarelës u shoqërua personalisht nga Donatella Versace, e cila ia dha gjithë epitetin e natës glamuroze, ylli të muzikës.

Image

Ndërsa, përveç saj, këngëtarja e hitit “Physical”, ndau skenën edhe me kunatën e saj, super modelen, Gigi Hadid.

Ishte vet Dua që ka sjellë disa imazhe dhe video ku shihet bashkë me modelen 26-vjeçarja, teksa të dyja ato shkëlqyen në një prej netëve më të rëndësishme në Javën e Modës në Milano.

Image

Kujtojmë që Dua është imazhi kryesor i “Versace”s dhe një billboard i madh me fotografinë e saj nga kampanja e fundit është vendosur në disa prej dyqaneve më gjigantë të markës në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat