Chiara dhe Fedez tregojnë për herë të parë arsyen e sherrit që çmendi rrjetin

Bota e Yjeve

Chiara dhe Fedez tregojnë për herë të parë arsyen e sherrit që çmendi rrjetin

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:26
Chiara Ferragni dhe Fedez

Rreth një muaj më parë, Chiara Ferragni dhe Fedez u fotografuan duke debatuar rëndë në një jaht në Liqenin Como, në prag të përvjetorit të tyre të tretë të martesës.

Sherri i çiftit u bë viral, pasi paparacët arritën të siguronin disa shkrepje nga momenti i tensionit dhe aq u desh që fotot të bënin xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.

Ndërsa ditë më vonë, sherri u la në harresë pasi surpriza që Fedez i bëri Chiara-s për përvjetor rrëmbeu vëmendjen dhe la të kuptohej që marrëdhënia mes tyre ishte rregulluar.

Image

Ndërsa së fundmi, ishin vetë Chiara dhe Fedez ata që jo vetëm rikujtuan këtë moment gjatë një “live” në Instagram, por edhe sqaruan se çfarë ndodhi realisht.

“Është e vërtetë, u zumë keq. Por u sqaruam para se të niseshim, para se të ktheheshim në shtëpi këtu në Milano. Natyrisht, debati më i madh ndodhi pikërisht kur na fotografuan. Po flas për foton që u bë një super meme virale. Sidoqoftë, arsyet ishin budallallëqe,” –tregoi Fedez.

Image

Ndërsa Chiara shtoi:

"Le të themi se arsyeja ishin gjërat familjare, çështjet familjare".

Fedez përsëriti sërish se kishte qenë një grindje e kotë, pa pasoja dhe në fund ishin sqaruar.

Pak ditë më vonë, për përvjetorin e martesës, Fedez organizoi një koncert të vogël për Chiara-n në një platformë lundruese në Liqenin Como. Ai i kushtoi partneres këngën e re “Meglio del cinema” dhe emocionoi jo vetëm atë, por gjithë ndjekësit dhe adhuruesit e çiftit.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat