Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në sfilatën e “Fendi x Versace”, në Javën e Modës në Milano

Bota e Yjeve

Dua Lipa merr gjithë vëmendjen në sfilatën e “Fendi x Versace”, në Javën e Modës në Milano

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 11:40
Dua Lipa

Pas disa muajsh spekulime, bashkëpunimi “Fendi x Versace” është bërë realitet.

Dy kreatorët e mëdhenj të modës janë bërë bashkë për një kreacion unik që u shfaq në sfilatën e radhës në Javën e Modës në Milano.

Të titulluar “VERSACE BY FENDI – FENDI BY VERSACE”, Donatella dhe Silvia Venturini Fendi ndërruan role për t’u frymëzuar nga vizioni i tjetrit, kim Jones që iu bashkua Venturini Fendi për të dizajnuar linjën e veshjeve për femra dhe meshkuj.

Për të ndjekur nga afër këtë moment histori, e pranishme ishte dhe ylli i muzikës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

26-vjeçarja e cila është imazhi kryesor i “Versace”, qëndroj në radhën e parë të audiencës dhe ndoqi nga afër parakalimin e super modeleve Emily Ratajkowski, Naomi Campbell dhe Gigi Hadid.

Ylli i hitit “Psycal” u pa e veshur me një fustan nga ky kreacion, teksa ndau imazhe të reja për adhuruesit në Instagram.

Në një fustan të tejdukshëm me shkëlqim, të kombinuar me të brendshme të zeza, Lipa dukej glamuroze dhe plot sharm.

“Fendace, bravo Donatella Versace dhe Kim Jones. History”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e imazheve.

Rikujtojmë që Dua bëri hapjen dhe mbylljen e sfilatës së “Versace” në natën e parë të Javës së Modës në Milano.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat