Rita Ora performon sonte nga Kulla Eiffel

Bota e Yjeve

Rita Ora performon sonte nga Kulla Eiffel

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 20:06
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora do të performojë sonte disa nga këngët e saj, nga Kulla Eiffel në Paris.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në fund të muajit gusht, se ka realizuar një performancë live në këtë kullë, e cila do të transmetohet më 30 shtator.

Performanca e saj do të jetë në kuadër të serialit të Melros Meida, me titull “Njerëzit ikonik, në vendet ikonike”.

Image
Rita Ora

Tashmë Rita, ka shpërndarë në rrjetet sociale disa fotografi me pamje nga koncerti i saj, ku do të shfaqet me veshje të ndryshme, shoqëruar nga balerinë të shumtë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat