Ava Max për “Cosmopolitan”: Prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe bënin tri punë

Bota e Yjeve

Ava Max për “Cosmopolitan”: Prindërit e mi nuk flisnin anglisht dhe bënin tri punë

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 21:50
Ava Max

Një fillim i ri, nuk është i lehtë për askënd, e kjo bëhet edhe më e vështirë kur e nis në një vend të huaj ku nuk di asgjë. Kështu kanë qenë fillimet e familjes së këngëtares së famshme, Ava Max në SHBA. 

Në një intervistë të dhënë për revistën Cosmopoltian, edicioni japonez, ajo ka treguar se ëndërra amerikane s’ka qenë fort e lehtë për familjen e saj.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë… Ata sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, ka thënë ajo.

Image

E larguar nga Qeparoi, familja e Avës, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, tashmë mund të gëzojë shpërblimet e jetës në emigracion, sidomos pasi Ava u bë një superyll. Ajo ka rrëfyer se tashmë që mundet u ka blerë një shtëpi prindërve të saj në Los Angeles, që të jenë pranë qytetit ku e bija e tyre zhvillon karrierën e saj. Sakrifica që ka bërë familja e saj, i kanë dhënë vullnet që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë, ka theksuar më tej këngëtarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat