Shqipja befason me deklaratën: Nuk mbahet mashkulli nga femra, nëse s'mi plotëson kushtet...

Bota e Yjeve

Shqipja befason me deklaratën: Nuk mbahet mashkulli nga femra, nëse s'mi plotëson kushtet...

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:21
Shqipe Hysenaj

Pjesë e debatit në rubrikën “Trotuar” për rritjen e divorceve  ishte edhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, e cila zbuloi arsyen se pse ajo mund të ndahet nga partneri i saj.

Teksa në një tabelë të zezë ishin shkruar disa arsye të ndryshme, Shqipja shënoi “për ekonominë”.

“Çfarë do lloj gjëje nis nga ekonomia. Janë një serë faktorësh që e bëjnë një çift të ndahet. Në momentin që femra nuk mbahet nga mashkulli apo do gjëra bazike, meshkujt luajnë me shokët bixhoz, nuk ju japin vëmendjen e duhur, i lënë pas dore dhe nuk punojnë”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Image

“Kur një mashkull nuk më plotëson kushtet, do ndahem. Mos të martohet. Që nuk plotëson nevojat familjare. Në momentin që ti martohesh e ke shtëpinë tënde, jo nuk e ke. Me çfarë do e mbash familjen tënde? Në momentin që t’i mashkull nuk plotëson kushtet, mos u marto”, u shpreh Shqipja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat