Dua Lipa solli tendencën e fundit të modës që të gjithë do ta adhurojnë

Bota e Yjeve

Dua Lipa solli tendencën e fundit të modës që të gjithë do ta adhurojnë

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 17:50
Dua Lipa

Shfaqjet e fundit të pasarelave të Alexander McQueen ishin plot me flutura.

Moschino, Valentino dhe Givenchy kanë përfshirë gjithshtu motivet e fluturave në koleksionet e tyre. Për koleksionet e sezonit Pranverë /Verë 2022, fluturat ishin bërë një frymëzim.

Rast tipik ishte shfaqja e Alberta Ferreti-t. Një adhuruese e madhe e detajeve me flutura është dhe Dua Lipa. Me paraqitjet e kohëve të fundit, këngëtarja shqiptare ka treguar se fluturat kanë “fluturuar” edhe në garderobën e saj.

Për eventin e çmimeve Grammy 2021, Dua edhe një herë zgjodhi fluturat.

E veshur me një fustan me shkëlqim nga Versace, Lipa të kujtonte Naomi Campbell në fund të viteve ’90. Gjendet kudo te veshjet e Duas – të printuara nëpër rroba, aksesorë, të qëndisura por edhe në kapëse flokësh.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat