Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie? Ja kush është i dashuri “i dyshimtë” i këngëtares

Bota e Yjeve

Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie? Ja kush është i dashuri “i dyshimtë” i këngëtares

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 20:58
Selena Gomez

Këngëtarja Selena Gomez ka ngritur dyshimet se ka nisur një romancë të re me aktorin Chris Evans. Por deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Megjithatë “The Sun” raporton disa detaje që i kanë bërë fansat e dyshes të besojnë se mes tyre po ndodh diçka.

Selena dhe Chris janë parë disa herë në Los Anxhelos duke dalë nga një studio së bashku në fillim të këtij muaji, dhe disa ditë më vonë, kanë drekuar në një restorant.

Në vitin 2015, Selena zbuloi gjatë një interviste tek “Watch What Happens Live”, se kishte një pëlqim të madh për aktorin e famshëm dhe fill pas kësaj deklarate, filloi të skuqej tek faqet.

Image

Pas këtyre lajmeve nxitëse, Chris filloi ta ndiqte Selenën në Instagram. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që dyshja të jenë duke punuar me ndonjë projekt ose janë thjesht miq të mirë.

Filmat në të cilët Selena do të luajë janë “Hotel Transylvania” dhe “In the Shadow of the Mountain”, ndërsa projektet e ardhshme të Chris përfshijnë “The Grey Man”, “Lightyear”, “Little Shop of Horrors” dhe “Bermuda”.

Sidoqoftë në Tëitter nuk kanë të ndalur shkrimet për “çiftin më të ri të showbiz-it”.

Image

Selena më parë ka qenë e lidhur me Justin Bieber për vite të tëra para se të ndahej përfundimisht në fillim të vitit 2018, pak para se këngëtari të martohej me Hailey Baldwin. Pas kësaj, ajo u lidh me yllin e basketbollit Jimmy Butler, histori që mbaroi brenda disa muajve.

Image

Ndërkohë, Chris ka qenë i lidhur për disa vite me aktoren Jenny Slate, por gjithçka mes tyre përfundoi në 2018. Më pas, dy vite më vonë ai u pa nën shoqërinë e Lily James për një periudhë të shkurtër, por asnjëri prej aktorëve nuk reagoi pas thashethemeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat