Armina Mevlani flet për jetën e saj dhe tregon si e ka përjetuar pandeminë: Si kohë lufte

Bota e Yjeve

Armina Mevlani flet për jetën e saj dhe tregon si e ka përjetuar pandeminë: Si kohë lufte

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 21:01
Armina Mevlani

Blogerja e njohur Armina Mevlani ka treguar se e ka kaluar koronavirusin dhe se është vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa e krahasoi me një kohë lufte periudhën e vështirë të pandemisë.

Duke folur në Top Albania Radio, Armina rrëfeu se aktualisht po punon për një projekt të sajin personal, pa zbuluar më shumë.

Si e ke përjetuar këtë periudhë?

Image

Armina: Jo shumë mirë se na ka privuar nga shumë gjëra, nga takimet me njerëzit, udhëtimet, shqetësimi se dëgjojmë lajme jo pozitive, është periudhë shumë e vështirë është pak a shumë si kohë lufte që vjen nga të gjitha anët.

Tani ndiej që ka një frymë më pozitive jo vetëm se ka dalë vaksina por po kthehet në dicka normale. Po e kam bere vaksinen se s’mund të udhëtoja ndryshe, ishte e pamundur, po unë e kisha kaluar dhe coronën kështu që…

Kemi parë që ke prerë baluket shume shkurt, por nga të erdhi ky inspirim për të ndryshuar look?

Image

Armina: Doja dicka ndryshe e kisha menduar shumë shpesh se mua më pëlqen shumë stili i viteve 50-60. Po nuk rrezikove asgjë nuk arrihet, unë rrezikova dhe ndihem shumë mirë.

Projektet aktuale?

Image

Armina: Aktualisht po merrem me një projekt timin personal, që besoj se do vijë në jetë shumë shpejt dhe vazhdoj me blogun, me dyqanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat