Shpërthen skandali i ri i aktores së njohur

Bota e Yjeve

Shpërthen skandali i ri i aktores së njohur

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:24
Jennifer Lawrence

Ditëve të fundit në mediat e huaja ka qarkulluar një xhirim në të cilin protagonistja kryesore është Jennifer Lawrence.

Aktorja e famshme është xhiruar duke vallëzuar në gjendje të dehur në një klub nate në Vjenë.

“Jennifer ishte e duhur dhe qëndronte në tokë. Madje, edhe ka puthur një mashkull dhe ka nisur t’i sillet përreth. Për një moment mbeti vetëm në sytjena dhe vazhdoi të vallëzojë edhe më shumë. Dukej e egër dhe njëkohësisht po argëtohej shkëlqyeshëm”, ka thënë një burim i paemëruar për radar Online.

Autencitetin e xhirimit e ka konfirmuar edhe vetë aktorja, e cila ndaj këtij incidenti të turpshëm reagoi shpejt në rrjetet shoqërore dhe sqaro gjithë situatën.

“Ishte ko ditëlindja e njërit nga miqtë e mi më të mirë dhe kam ikur për një sekondë nga truproja ime paranoike, në mënyrë që të argëtohesha. Nuk dua të kërkoj falje”, ka thënë ndër tjerash aktorja.

Ajo ka hedhur poshtë pohimet se ka vallëzuar në sytjena. 

“Nuk dua të gënjej, mendoj se vallëzimi im është mjaft i mirë”, ka konkluduar Lawrence në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat