Zgjedhet Miss Shqipëria 2017, kjo është bukuroshja shqiptare

Bota e Yjeve

Zgjedhet Miss Shqipëria 2017, kjo është bukuroshja shqiptare

Më: 17 qershor 2017 Në ora: 10:07
Alessia Çoku

Është zgjedhur në Tepelenë, Miss Shqipëria e këtij viti.

Në një spektakël ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan duke paraqitur bukurinë e tyre natyrale dhe shumë artistë të ftuar krijuan atmosferë, në fund u zgjodh më e bukura. Fituesja e Miss Shqipërisë së 19-të është Alessia Çoku.

Me një bukuri klasike shqiptare dhe linja shumë të holla trupore, Alesia u ul në fronin e më të bukurës.

Gjatë spektaklit u ndanë edhe çmimet Miss Interneti, Miss Press dhe Miss Miqësia.

Spektakli, në regjinë e producentit Petri Bozo u transmetua live nga TVSH dhe u prezantua nga Kastro Zizo dhe Einxhel Shkira. Ky Miss organizohej për herë të parë në kalanë e Ali Pashës në Tepelenë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat