Rita nis punën, realizon këngë për viktimat e zjarrit në Londër

Bota e Yjeve

Rita nis punën, realizon këngë për viktimat e zjarrit në Londër

Nga: Bota sot Më: 18 qershor 2017 Në ora: 09:59
Rita Ora

Rita Ora është parë duke shkuar në një studio regjistrimi në Londër të shtunën pasdite, për t’iu bashkuar të famshmëve për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga zjarri që përfshiu Genfell Tower.

Këngëtarja, e cila u rrit në afërsi të vendit të tragjedisë, u rrethua nga truprojat derisa hyri në studion në Sarm Studios të Notting Hill, ku Simon Cowell njoftoi për planet e xhirimit të një kënge për për viktimat e zjarrit, shkruan Daily Mail, përcjell Bota sot.

Natyrisht se nuk kishte se si të mos binte në sy veshja e bukuroshes shqiptare, e cila këtë herë zbuloi këmbët e saj seksi me një fustan të shkurtër Luis Vuitton, derisa kishte veshur edhe një këmishë të gjatë./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat