Celine Dion e veshur me rroba me vlerë mbi 100, 000 dollarë

Bota e Yjeve

Celine Dion e veshur me rroba me vlerë mbi 100, 000 dollarë

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 07:12
Celine Dion

Këngëtarja e njohur, Celine Dion është një ikonë e vërtetë mode, që ndonjëherë vesh diçka që mbet në memorie shumë gjatë.

Ajo është parë në Paris gjatë vikendit, ku kishte të veshur të paktën tri trende të mëdha të modës në të njëjtën veshje.

Dion kishte një palë pantollona të ngjitur lëkure Givenchy  që kushtojnë hiç më pak se 1,945 dollarë. Por ajo nuk u ndal këtu.

Ajo kishte të veshur një bluzë Celine që poashtu kushton kogja shumë, kishte vendosur një palë syze Gucci që kushton 1,380 dollarë por kulmi arrin në faktin se ajo kishte me vete çantën që konsiderohet si më e shtrenjta në botë me çmim prej 432, 000 dollarësh.

Si përfundim, këngëtarja  kishte veshur rroba që në total kushtojnë përafërsisht 100, 000 dollarë.

Dion është në turneun e saj në Evropë ku pritet të performojë në 10 koncerte në Francë, përfshirë edhe Parisin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat