Në të tillë situatë nuk e keni parë kurrë Bebe Rexhën!

Bota e Yjeve

Në të tillë situatë nuk e keni parë kurrë Bebe Rexhën!

Më: 29 qershor 2017 Në ora: 21:29
Bebe Rexha

Edhe pse publikoi rreth dy muaj më parë një bashkëpunim me Lil Wayne, të gjithë presim më shumë nga Bebe Rexha. Këngët e saj ritmike kanë tendencën të kthehen në hite, e kjo nuk sjell gjë tjetër veçse më shumë fansa e famë për Bebe-n.

Ditën e sotme, këngëtarja shihet në një situatë që nuk e kemi parë ndonjëherë. Teksa bëhet gati të futet në makinë, një tufë fotografësh nuk kanë pritur më gjatë për ta fotografuar, dhe artistja mesa shihet nuk e ka patur aspak problem diçka të tillë, përkundrazi!

Ajo i ka përshëndetur me dorë ata dhe fansat, të cilët qendronin në anën e kundërt me fotografët. Video e publikuar nga vetë këngëtarja është mjaft e shkurtër, aq sa nuk arrihet të kuptohet ndonjë detaj i mëtejshëm, nëse Bebe ka qenë duke u larguar nga ndonjë aktivitet, apo jo. Sido që të jetë, imazhe të tilla të bëjnë të nuhasësh vetëm era sukses…

Image
Bebe Rexha
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat