Brooke Shields nuk do t’i lejojë vajzat e saj të merren me modelim

Bota e Yjeve

Brooke Shields nuk do t’i lejojë vajzat e saj të merren me modelim

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 08:24
Brooke Shields

Modelja e njohur, Brooke Shields është më krenare për format trupore të saj tash që është 52 vjeçare se sa që ishte kur ishte 15 vjeçare e po modelonte për kompaninë e njohur Calvin Klein.

“Të jem në formë është diçka në të cilën kam punuar fort. Më në fund jam shumë rehat dhe e lumtur me trupin tim”, ka thënë Shields në një intervistë për revistën Social Life.

Modelja që është bërë sërish fytyrë e Calvin Klein pas 37 vjetësh ka thënë se është e lumtur ku ka arritur, për atë çka është dhe si duket.

52 vjeçarja ka pozuar së fundmi me rroba të brendshme për gjigantin e modës.

“Nuk duhet të shohim vetëm format trupore të 15 vjeçareve. Nuk dua të kem trupin e një 15 vjeçare, nuk dua të dukem si një djalosh. Unë kam forma trupore, kam punuar për këtë”, ka thënë tutje ajo.

Por modelja ka thënë se nuk do të lejojë vajzat e saj, të moshës 14 vjeçare dhe 11 vjeçare që të merren me modelim dhe aktrim derisa të përundonë studimet.

“Është biznes demoralizues. Në ndërkohë që të duan kur kanë nevojë për ty, dhe duhet të jesh aty, fëmijët e mi nuk do ta humbin shkollën për këtë”, ka përfunduar ajo

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat