Moda e kësaj vere, pantallonat e shkurtra

Bota e Yjeve

Moda e kësaj vere, pantallonat e shkurtra

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 11:00
Modele

Janë elegante, seksi dhe mbi të gjitha shumë “cool”. Pantallonat e shkurtra janë tashmë klasiket që nuk hiqet dorë kollaj. Stilistët i kanë sjellë ato në mijëra mënyra, nga modelet më romantike në ato superfeminile deri në versionet sportive.

Jo vetëm minixhinse, që gjithmonë janë aktuale dhe në versione të grisura, por edhe në versione të tjera, si të ekzagjeruarat apo transparentet, të gjitha llojet që propozojnë stilistët janë të duhurat për pranverë-verë 2017. Janë të lehta për t’u kombinuar në një mijë stile të ndryshme. Në koleksionin e fundit të “Prada”-s, ato janë më agresive, ndërsa stili “Armani” është gjithmonë perfekt dhe i përsosur.

Image
Modele
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat