“Krimineli më i bukur në botë” kapet “mat”, ja me cilën femër po e tradhton gruan

Bota e Yjeve

“Krimineli më i bukur në botë” kapet “mat”, ja me cilën femër po e tradhton gruan

Nga: Bota Sot Më: 2 korrik 2017 Në ora: 08:23
Jeremy Meeks dhe Chloe Green

 “Krimineli më i bukur në botë” Jeremy Meeks është kapur “mat” me vajzën e biznesmenit të TopShopit, Sir Philip Green.

Fotografitë e publikuara nga Daily Mail, shfaqin Meeks duke u puthur dhe në poza intime me trashëgimtaren e markës së njohur, Chloe Green, përcjell Bota sot.

Çifti i ri është kapur duke shijuar pushime të nxehta në një jaht luksoz, pasi kaluan Mesdheun jashtë Turqisë.

I quajtur si “krimineli më i nxehtë në planet”, babai i tre fëmijëve ka lënë zemërthyer gruan e tij, për të cilën deri dje thoshte se do ta donte për gjithë jetën.

Kujtojmë se Meeks ishte burgosur për dy vjet në vitin 2014, për shkak të posedimit të një pistolete gjysmë automatike, ndërsa pasi u lirua siguroi shpejt një punë si model për shkak të formave të tij joshëse./BS

Image
Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat