E dashura e Ronaldos s’mund ta fsheh barkun në Ibiza

Bota e Yjeve

E dashura e Ronaldos s’mund ta fsheh barkun në Ibiza

Nga: Bota Sot Më: 9 korrik 2017 Në ora: 09:17
Georgina Rodriguez në Ibiza

Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet e tij të nxehta me të dashurën e tij Georgina Rodriguez në Ibiza.

Ylli i Real Madridit ka vetëm disa ditë që është bërë baba i dy binjakëve, nga një nënë surrogate, një vajzë dhe një djalë.

Por, portugezi duket se së shpejti do të pres në jetë edhe një fëmijë tjetër, shkruan The Sun, përcjell Bota sot. Kjo pasi e dashura e tij Georgina, ka treguar barkun e saj të fryrë gjatë një dite relaksi në një jaht në plazhet e Spanjës.

Ish-shitësja e “Prada” besohet të jetë pesë muaj shtatzënë me një vajzë nga superylli i Real Madridit.

Këtë po e vërtetojnë edhe fotografitë e publikuara nga mediat britanike./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat