Mariah Carey akuzohet për photoshop: Prano trupin tënd ose bëj palestër

Bota e Yjeve

Mariah Carey akuzohet për photoshop: Prano trupin tënd ose bëj palestër

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 12:39
Mariah Carey

Këngëtarja me famë botërore Mariah Carey është shfaqur mahnitëse në setin e ri fotografik ku ajo pozoi topless për revistën Paper. Me flokët e saj të gjata 47-vjeçarja mbuloi gjoksin dhe trupi i saj dukej perfekt.

Pikërisht për këtë arsye ylli i popit është vendosur në qendër të kritikave pasi është akuzuar për photoshop.

“Mos i modifiko më fotot, është qesharake. Prano trupin tënd ose shko bëj palestër,”-shkruan një nga fansat e saj.

“Ky nuk është trupi yt… Photoshop i mirë…Pse ke përdorur kaq shumë photoshop, ti je e bukur ashtu siç je..”-vërshojnë komentet negative kunddrejt këngëtares.

Kjo nuk është hera e parë që nëna e dy binjakëve akuzohet për photoshop.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat