Stjuardesa pushohet nga puna vetëm pse shkroi në Facebook disa fjalë për Rita Orën

Bota e Yjeve

Stjuardesa pushohet nga puna vetëm pse shkroi në Facebook disa fjalë për Rita Orën

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 06:25
Rita Ora

Një stjuardesë e kompanisë “Virgin Atlantic” është detyruar ta lë punën pasi që e kishte përshkruar këngëtaren Rita Ora si një “pikturë vaji të bukur” me një postim flirtues në Facebook

Charlotte Whittingham,25 vjeçare një lesbike ka pasur fjalë lavdëruese pasi i kishte shërbyer Rita Orës në një udhëtim nga Londra në Los Angeles.

Por, pas përshkrimit që ajo ja bëri në Facebook, duke e quajtur të bukur, ajo është detyruar ta lë punën e saj nga Virgin Atlantic.

Pronaret e vijës ajrore e kanë kontaktuar atë duke u urdhëruar që ta rishkruar ose do të përballët me shkarkim për shkak se ka thyer rregullat e kompanisë.

Charlotte i kishte dhënë komplimente këngëtarës në platforma online derisa i kishte shërbyer asaj dhe humoristit Keith Lemon gjatë udhëtimit në klasën e parë.

Disa orë pas aterimit, ajo i kishte thënë të dashurës se Rita ishte “e mahnitshme”, “e bukur” dhe dukej si një “pikturë e bukur vaji”.

Dy javë më vonë ajo është thirrë nga shefat Virgin Atlantic të cilët i kanë thënë se mesazhi i saj, i dukshëm tek të gjithë shokët në Facebook do ta përjashtonte nga puna.

Ajo pastaj mori shkresë disiplinare nga pronarët që të ndryshojë mendim ose ta rishkruante statusin – duke i shpjeguar se ajo mund të jetë pre e tregimit të të dhënave për pasagjerët VIP.

Duke mos pasur asnjë mundësi Charlote u detyrua ta lë punën që e kishte mbajtur për 12 muaj.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat