Beniada, mbesa e ish-Presidentit Nishani rekrutohet nga “Playboy”

Bota e Yjeve

Beniada, mbesa e ish-Presidentit Nishani rekrutohet nga “Playboy”

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 09:48
Beniada Nishani

“This week in Portugal with PlayBoy staff” ishte statusi dhe një foto ekskluzive, me të cilat mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani (Jakic), njoftoi miqtë se sapo ka nisur punën si modelja imazh e revistës “Playboy” të Portugalisë.

Biondja 25- vjeçare nga Durrësi, por e rritur në Itali, që po komentohet këto kohë në showbiz-in italian për pozat e saj të guximshme, sapo ka realizuar edhe fotot e reja topless në breg të detit për revistën “Playboy”, ndërkohë që ka marrë komplimente dhe urime pa fund nga familjarët dhe miqtë për përfshirjen në këtë projekt të ri.

Beniada bëri përshtypje në Itali me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të Mediaset, por u komentua më së shumti në Shqipëri si mbesa tepër e bukur e ish-Presidentit Bujar Nishani.

Pasi ka pozuar për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicien për të fituar role protagonisteje në kinematografinë italiane.

Seti më i fundit i saj ishte me mikeshën 22- vjeçare, Ines Trocchia, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar po ashtu për: “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “Formen” apo “Maxim”.

Vetë Beniada specifikon si armën më të fortë të fizikut këmbët e gjata, që thotë se i ka trashëguar nga babai, ndërkohë që veçon Candice Swanepoel, si një nga modelet që e do dhe e vlerëson profesionalisht. Meqenëse po investohet për të bërë karrierë si aktore, pyetjes se cili është aktori më i bukur në botë në sytë e saj, ajo i përgjigjet: “Aktori më i bukur është Brad Pitt, i cili do të mbetet gjithmonë për mua. Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por kurrë mos thuaj kurrë!”.

Kështu ka treguar modelja bionde, që spikat për bukurinë e pastër dhe të brishtë. Sa i takon stilit të jetës ajo e krahason jetën që bën me vajzat e serialit “Sex and the city”. Është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet.

Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni! Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo. Ndër sa për burrin e ëndrrave Beniada thotë se duhet të jetë i arsimuar, i këndshëm, pra të ketë sens humori.

Në një raport dashurie tregon se nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. “Unë do të doja që të kem një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të depërtojnëpërtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenët një grua e bukur shpesh është një handikap në vetvete”, shprehet ndër të tjera Beniada.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat