Vajza e aktorit të njohur ia mësyn modës - Bota Sot
Vajza e aktorit të njohur ia mësyn modës

Bota e Yjeve

Vajza e aktorit të njohur ia mësyn modës

Më: 26 gusht 2017 Në ora: 22:54
Stephen Baldwin

Hailey Baldwin ka pasur një jetë të qetë viteve të fundit. Vajza njëzetvjeçare e aktorit Stephen Baldwin ka pësuar transformim të madh nga koha kur ishte vogëlushe e këndshme, e deri tash kur është bërë një modele e njohur në botën e yjeve të reja.

Ajo nuk kishte shkuar ende në çerdhe kur babai i saj e mori në premierat e filmave.

Si fëmijë ajo ka ecur nëpër tepihun e kuq në shfaqje për filma si “The Flintstones in Viva Rock Vegas”, “Shrek 3” dhe “The Pink Panther 2”.

Image

Kur ishte 13-vjeçare, ajo shoqëroi babanë e saj në ndarjen e çmimeve ESPY për vitin 2010.

Një vit më vonë ajo mori pjesë në premierën e këngëtarit Justin Bieber “Never Say Never”, transmeton KosovaPress.

Ajo dhe Bieber u bën miq të mirë, madje nga mediat është raportuar se ata ishin në lidhje në vitin 2015 dhe fillim të vitit të kaluar.

Hailey tash është modele dhe merr pjesë në shumë shfaqje të modës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat