Selena Gomez e lumtur në krahët e The Weeknd, harron plotësisht Justin Bieberin - Bota Sot
Selena Gomez e lumtur në krahët e The Weeknd, harron plotësisht Justin Bieberin

Bota e Yjeve

Selena Gomez e lumtur në krahët e The Weeknd, harron plotësisht Justin Bieberin

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 11:20
Selena Gomez

Këngëtarja e njohur Selena Gomez po e shijon në maksimum lidhjen e saj me reperin The Weeknd.

Duket se pas gjithë kësaj kohe, ajo ka arritur ta harrojë tashmë plotësisht Justin Bieberin, këngëtarin me të cilin ishte një kohë të gjatë në lidhje, dhe e kishte të vështirë ndarje nga ai.

Se është e lumtur në krahët e The Weeknd, këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e saj në rrjetet sociale.

Shpesh, Gomez nuk nguron të shfaqe edhe në imazhe provokuese në krahët e të dashurit të saj të ri.

Njëashtu siç ajo ka arritur të harrojë Justin, edhe The Weeknd e ka harruar tashmë plotësisht Bella Hadid, me të cilën kishte pasur një romancë kohë më parë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat