Angelina Jolie pa grim, në shëtitje me fëmijët - Bota Sot
Angelina Jolie pa grim, në shëtitje me fëmijët

Bota e Yjeve

Angelina Jolie pa grim, në shëtitje me fëmijët

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 19:56
Angelina Jolie

Edhe pse është pranë finalizimit të shkurorëzimit me Brad Pitt, së fundmi është duke u spekuluar se Angelina Jolie mund të ribashkohet me burrin e saj të ndarë.

Sido që të jetë, aktorja e ka shfrytëzuar pushimin për të kaluar kohë me dy vajzat Shiloh dhe Vivienne, dhe disa shokë të tyre në Los Angeles.

Me këtë rast, 42-vjeçarja është dukur mjaft e disponuar, teksa ishte veshur me një fustan të gjatë.

Për më shumë, Angelina nuk kishte vënë makijazh, flokët i kishte të lidhura dhe mbante syze.

Natyrisht se dalja e saj ka tërhequr vëmendjen e paparacive, të cilët i kanë shkrepur disa fotografi. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat