Bella Hadid, kopertinë në çift për të përgënjeshtruar lidhjen

Bota e Yjeve

Bella Hadid, kopertinë në çift për të përgënjeshtruar lidhjen

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 15:26
Bella Hadid dhe Jordan Barrett

“Jemi si miqtë e ngushtë, që është edhe më mirë”. Bella Hadid, përmes “Australia Vogue”, përgënjeshtron zyrtarisht një marrëdhënie të mundshme me Jordan Barrett.

Të fotografuar së bashku në evente apo në varkë, dy të rinjtë 20-vjeçarë, janë prej muajsh në qendër të thashethemeve për një flit të mundshëm.

“Vogue Australia” ia ka dedikuar kopertinën e shtatorit modeles së famshme të momentit dhe mashkullit më të kërkuar të momentit.

Në brendësi të intervistës mbi botën e modës, të dy tregojnë histori relative mbi karrierën e tyre në rritje dhe miqësinë e përbashkët.

Të njohur në Nju Jork, përmes mikeshës së përbashkët Hailey Baldwin, të dy kanë nisur të frekuentohen dhe janë bërë gjithnjë e më shumë të pandashëm.

“Jordan është si një vëlla”, – ka saktësuar Bella Hadid, duke treguar mbi situatën e tyre të përbashkët, gjithnjë në udhëtim dhe larg familjes. Jordan Barrett ka reaguar, duke thënë se Bella i dhuron “energji dhe pozitivistet”.

Përfundon kështu historia e dyshimtë e dashurisë mes Bella Hadid dhe Jordan Barrett, që kishte përfshirë botën e modës dhe fansat respektivë.

Image
Bella Hadid dhe Jordan Barrett
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat