Bukuroshja shqiptare që u bë pjesë e mediave të rajonit

Bota e Yjeve

Bukuroshja shqiptare që u bë pjesë e mediave të rajonit

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 09:05
Alesia Noka

Alesia Noka është fotomodele nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndërsa me modelizëm ka filluar të merret që nga mosha 13 vjeçare.

Bukuroshja ekzotike është e gjatë 175 centimetra dhe deri më tani i ka zbukuruar ballinat e disa revistave në Shqipëri dhe është angazhuar nga shumë brende, duke e përfshirë edhe Dolce & Gabanna.

Në vitin 2014, ajo ka konkurruar në ‘Miss Universe’ ku arriti në top-pesë bukuroshet, shkruan portali boshnjak klix.ba.

Kur është fjala për mbajtjen e figurës së hollë trupore, Alesia thotë se përpiqet të konsumojë ushqim të shëndetshëm, por pa qëndruar e uritur.

Ushqimi i saj i preferuar është mishi i pulës dhe perimet, ndërsa asnjëherë nuk e anashkalon mëngjesin. Në kohë të lirë, gjithmonë e viziton palestrën.

Kurë është pyetur se cila është sfida më e madhe për të në botën e modelimit, Alesia kë thënë se gjithmonë duhet të përballeni me konkurrencë të fortë dhe duhet të keni stil unik dhe kreativitet.

Kështu mbaron shkrimi për bukuroshen shqiptare, ndërsa më poshtë jua sjellim fotografitë e saja që i ka zgjedhur portali boshnjak.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat