Sofia Vergara zbulon sekretin e linjave të saja

Bota e Yjeve

Sofia Vergara zbulon sekretin e linjave të saja

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 18:41
Sofia Vergara

Aktorja më e paguar e televizionit, e cila entuziazmon fansat si Gloria Delgado-Pritchett në serinë “Modern Family”, duket tepër mirë edhe në tepihun e kuq, por edhe kur fotografët i bëjnë foto derisa kryen shopping në Beverly Hills.

Bukuroshja atraktive është në martesë të lumtur me Joe Manganiell, me të cilin është martuar para dy vjetësh dhe shumica pajtohen se dashuria e re ka ndikuar që ajo të duket më bukur se çdo herë.

“Nuk duhet tepruar me ushtrime dhe dieta. Duhet të jemi të matur”, ka thënë Vergara.

Ajo tregon se i pëlqejnë pemët, perimet dhe lëngjet.

“Mundohem të kem mënyrë të balancuar të ushqimit”, shpjegon aktorja 45-vjeçare.

Ajo thotë se nuk merret me dieta strikte, pasi që ka dobësi ëmbëlsirat.

“Ky gjithmonë ka qenë problemi im më i madh. Çmendem pas ëmbëlsirave. Vazhdimisht mendoj se si të ha diçka të ëmbël para shkuarjes në gjumë”, shprehet Vergara.

Image
Sofia Vergara
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat