Kendall Jenner dhe basketbollisti Blake Griffin në lidhje?

Bota e Yjeve

Kendall Jenner dhe basketbollisti Blake Griffin në lidhje?

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:40
Kendall Jenner dhe Blake Griffin

Mes darkave dhe ditëve në plazh, modelja Kendall Jenner dhe basketbollisti, Blake Griffin duket se kanë pasur një fundjavë të shkëlqyeshme së bashku.

Jenner dhe Griffin janë bërë qendra e vëmendjes mediatike në revistat rozë duke u përfolur si një nga çiftet më të reja në botën e showbizit.

Dita e diel e kaluar së bashku shënon ditën e gjashtë me radhë duke shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit bashkë me shokët e tjerë.

28 vjeçari Griffin është parë i veshur me xhinse të shqyera dhe bluzë derisa modelja e njohur 21 vjeçare është kapur në disa momente nga fotografët derisa kishte veshur një palë pantollona të shkurtë dhe një triko të bardhë kombinuar me këpucë tenisi poashtu ngjyrë të bardhë.

Të dy as nuk e kanë pranuar e as mohuar se kanë nisur një lidhje dashurie por raportimet për një dashuri mes tyre lkindën kur të dy u panë më herët gjatë javës në një takim me miqtë e tyre të përbashkët, modelne Hailey Baldëin dhe yllin e NBA, Chandler Parsons.

Image
Kendall Jenner dhe Blake Griffin
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat