“Bomba” britanike habit me deklaratën për Kylie Jenner

Bota e Yjeve

“Bomba” britanike habit me deklaratën për Kylie Jenner

Nga: Bota Sot Më: 6 shtator 2017 Në ora: 08:47
Demi Rose Mawby

Ajo arriti në maj të vitit të kaluar të kap syrin e reperit Tyga, i cili ishte ndarë nga Kylie Jenner.

Por, pas më shumë se një viti, modelja britanike Demi Rose Mawby, ka lavdëruar Kylie-n.

Duke folur ekskluzivisht për MailOnline, 22-vjeçarja, ka thënë se megjithëse kishte pak reagime nga fansat e Jenner, kur ajo takohej me Tyga-n, ajo nuk kishte asgjë tjetër veçse lavdërim për motrën e Kim Kardashian.

“Unë e respektoj atë dhe kurrë nuk kam folur ndonjë gjë të keqe për të. Nuk ka raporte të këqija mes nesh. Por, mendoj se njerëzit gjithmonë do të më urrejnë mua”, është shprehur Demi.

Ajo ka zbuluar se mban ende kontakte me reperin Tyga, i cili ka dhënë fund lidhjes edhe me Kylie-n, kohë më parë./BS

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat