Paparacët fotografojnë të dashurën e Ronaldos në Madrid, ja çfarë po i ndodh asaj

Bota e Yjeve

Paparacët fotografojnë të dashurën e Ronaldos në Madrid, ja çfarë po i ndodh asaj

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 07:45
Georginas po i rritet barku

Georgina Rodriguez thuhet se është në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ndërsa është në pritje të fëmijës së parë.

E dashura e Cristiano Ronaldos ka filluar të përshtatet për mrekulli në rolin e nënës, pasi po kalon shumë kohë me djalin e madh të futbollistit, Cristano Junior.

Të mërkurën ajo është fotografuar në Madrid së bashku me djalin shtatëvjeçar të superyllit portugez të Real Madridit.

Fotografët kanë arritur të kapin barkun e fryrë të bukuroshes, e cila ishte veshur thjeshtë.

32-vjeçari Ronaldo është baba i tre fëmijëve të lindur nga nëna surrogate. Krahas Cristiano Jr., ai në muajin qershor u bë baba i binjakëve, Eva dhe Mateo.

Ndërkaq në muajin korrik u konfirmua lajmi, se CR7 dhe Georgina do të bëhen prindër të fëmijës së parë të përbashkët.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat