Ka figurën për të cilën ia kanë lakmi edhe vajzat e reja, kush do të thoshte se i ka 70 vjet?

Bota e Yjeve

Ka figurën për të cilën ia kanë lakmi edhe vajzat e reja, kush do të thoshte se i ka 70 vjet?

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 09:56
Susan Sarandon

Edhe pse ka shkelur në decenien e shtatë, e famshmja Susan Sarandon ende me sukses po i mund stereotipat kur është fjala për kreacionet veshjeve.

Format e bujshme edhe kësaj here mjeshtërisht i ka theksuar dhe të tubuarit e shumtë i ka ngazëllyer plotësisht para disa ditësh në Venecie.

E shoqëruar nga djemtë: 25-vjeçarin Miles dhe 28-vjeçarin Jack Henry, legjendarja Susan Sarandon i ka bërë të gjithë të flasin vetëm për të, falë fustanit joshës dhe tepër të bukur të brendit Hugo Boss, në të cilin është paraqitur në tepihun e kuq në Venecie.

Kreacionin solemn brendi i njohur gjerman e ka krijuar ekskluzivisht për të, ndërkaq detajet siç janë prerjet në zonën e këmbëve, të cilën e ka zbuluar astari nga sateni, dhe modelit në formë zemre i janë përshtatur në mënyrë të përsosur formave të theksuara të divës holivudiane.

Edhe pse disa herë është gjendur në thumb të kritikëve të modës, Susan Sarandon nuk heq dorë nga shfaqjet solemne seksipile në të cilat thekson dukjen rinore dhe linjën e përsosur me fokusin te dekolteja.

 

Cannes 1978 #TBT

A post shared by Susan Sarandon (@susansarandon) on

Edicionin e ri e ka rrumbullakuar me një palë këpucë me maja dhe taka miniaturale, ndërsa, sa u përket shtojcave të modës tradicionalisht ka vendosur për syze dielli dhe stoli mbresëlënëse, siç janë dorezat glamuroze të cilat kanë mbuluar krahun e gjatë të fustanit.

“Më besoni që edhe unë jam e befasuar me faktin që jam 70-vjeçare! Vazhdimisht mendoj që jam pak më e re, mbase mu për këtë ndihem ashtu. Ajo ndjenjë është e çuditshme, mirëpo ku qëndron sekreti i dukjes rinore? Sinqerisht mendoj që më me rëndësi është që të mos heqësh dorë. Të mos heqësh dorë nga ëndrrat tuaja, të jesh aktive, të punosh, të mos dorëzohesh dhe të mos pish duhan!

Është me rëndësi të pish ujë, të jesh në ekuilibër, të mos shkosh në skajshmëri… Duhet shmangur edhe alkooli, edhe pse unë dëshiroj që në darkë të pi një gotë verë. Mirëpo me rëndësi janë gjenet, ndërkaq në rastin tim i falënderohem nënës”, pati thënë njëherë në një intervistë dhënë botimit britanik të revistës Vogue.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat