Dizajnerja nga Kosova shkëlqen në javën e modës në Harbin të Kinës

Bota e Yjeve

Dizajnerja nga Kosova shkëlqen në javën e modës në Harbin të Kinës

Më: 21 janar 2018 Në ora: 08:36
Pamje nga sfilata

Koleksioni “Galaxy” nga Dejzi’s Dresses ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme gjatë prezantimit të 30 veshjeve solemne në njërën nga ngjarjet më të mëdha botërore të modës që mbahet çdo vit në Harbin të Kinës.

Organizatorët e kësaj jave të modës janë shprehur shumë të kënaqur me nivelin artistik dhe prezantimin e koleksionit.

Komenti i tyre i parë me përfundimin e sfilatës ka qenë që edhe per vitet e ardhshme kreatorja Diellza Krasniqi nga Kosova ka siguruar pjesëmarrjen në këtë eveniment.

Në anën tjetër, vetë disenjatorja Diellza Krasniqi për KultPlus thotë se organizimi ishte i nivelit tepër të lartë dhe se prezantimi i përgjithshëm i brendit Dejzi’s Dresses dhe shtetit të Kosovës ka qenë shumë profesional.
Java e Modës në Harbin është përcjellur nga mediat më të njohura botërore në fushën e modës, shumica e të cilave edhe janë interesuar rreth zhvillimit të kësaj fushe në Kosovë, gjatë konferencës për media të Diellza Krasniqit.

Kjo është hera e parë që një disejnatore  merr pjesë në këtë eveniment në mesin e 46 shteteve, me më shumë se 130 disejnatorë nga e gjithë bota.

Dejzi’s Dresses është e njohur për kreacione solemne me një dozë rojaliteti, gjë që edhe më herët ka tërhequr vëmendjen e adhuruesve të modës nga gjithë bota. Fustanet e kësaj kreatoreje janë shitur pothuajse në çdo cep të botës, duke përfshirë Evropën, Arabinë Saudite dhe Australinë e largët.

Me këtë prezantim Dejzi’s Dresses ka hapur dyert për shumë bashkëpunime edhe në kontinentin aziatik.
Java e modës në Harbin është mbajtur nga 12 deri më 17 janar, ndërsa koleksioni “Galaxy” është prezantuar me 16 janar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat