Cindy Crawford, një bukuri që trashëgohet

Bota e Yjeve

Cindy Crawford, një bukuri që trashëgohet

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:52
Cindy Crawford

Ka qenë padyshim një nga ikonat e viteve ’90, por ajo vazhdon të duket e bukur, edhe kur mosha biologjike shënon 51 vjeç.

Cindy Crawford është rikthyer në skenë me një set fotografik për revistën “Town and Country Magazine” dhe një foto nga prapaskenat fotomodelja e famshme e ka postuar në llogarinë e saj në instagram.

Gjithçka duket perfekte për Crawford në një foto, ku ajo shfaqet me një kemishë të bardhë të zbuluar, mbi rrobat e banjës trup.

Crawford 51 vjeç, e martuar me sipërmarrësin Rande Gerber është nënë e dy fëmiëjeve, Kaia 16 dhe Presley 18.

Dhe siç ndodh rëndom, të dy fëmijët kanë ndjekur gjurmët e nënës së tyre bukuroshe, duke u përfshirë në botën e modelimit.

Vetëm një natë më parë Kaia ishte në pasarelë për Tom Ford në javën e modës në New York.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat