Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra shumëmilionëshe, disa foto që iu çmendin

Bota e Yjeve

Pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës arrin shifra shumëmilionëshe, disa foto që iu çmendin

Më: 22 prill 2018 Në ora: 20:35
Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa

Rita Ora dhe Dua Lipa konsiderohen si dy prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare në botë.

Dyshja po vazhdojnë të shkëlqejnë me suksese të njëpasnjëshme me koncerte dhe këngë të reja që po sjellin në treg.

Krahas saj, bukurosheve tona po pasurohen edhe në saje të sukseseve në vitet e fundit duke arritur edhe shifra prej milionave.

Sipas portalit të njohur “Net Worth” pasuria e 27 vjeçares Ora kap shifrat rreth 16 milionë dollarë.

E gjithë kjo në saje të albumeve dhe filmave ku është paraqitur gjatë gjithë karrierës së vetë këngëtarja, e cila ka lindur në Kosovë ndërsa jeton në Londër.

Rita u bë edhe më e njohur në saje të karakterit të Mia Grayt në filmin “Fifty Shades of Gray”, i cili u shfaq në kinematë botërore para tre vjetësh.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat