Tifozet më seksi të kombëtareve që rrëmbyen vëmendjen e aparateve…

Bota e Yjeve

Tifozet më seksi të kombëtareve që rrëmbyen vëmendjen e aparateve…

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 22:37

Jemi drejt fundit të Botërorit “Russia 2018”, ngjarje e cila është më e komentuara e javëve të fundit.

Krahas ndeshjeve dhe futbollistëve, vëmendje të madhe marrin edhe tifozet, të cilat bëhen të famshme nga një shkrepje e fotografëve, që ndjekin nga afër kampionatin e futbollit më prestigjioz në botë.

Janë disa prej kombëtareve, tifozet e të cilave janë përzgjedhur si më tërheqëset, pasi kanë rënë në syrin e paparacëve.

RUSIA

Një prej tyre është Rusia, që njëherësh është mikpritwsja e këtij Botërori. Tifozja, që rrëmbeu vëmendje nga ky vend, është Natali Nemtchinova.

Biondina me sy blu është parë të jetë e pranishme në disa ndeshje të Rusisë, ndërsa ka pushtuar edhe tabloidet e huaja.

Nemtchinova është mësuar se është pornostare ruse, e cila në stadiumet e Rusisë është shfaqur atraktive me simbolet e vendit në duar.

SUEDIA

Nga kombëtarja e Suedisë, mediet e huaja i ‘pushtoi’ imazhi i Zhara Nilsson. Bjondina njihet si një ndër modelet më të famshme në Instagram, ku llogarit mbi 1 milion ndjekës. Ajo njihet për format bombastike trupore, ndërsa imazhi i saj si tifoze e Suedisë është komplimentuar nga komentuesit.

POLONIA

Një tjetër femër seksi që fotografët e kapën në aparatin e tyre është edhe Karolina Emus nga Polonia. Edhe pse emri i saj nuk është dëgjuar më parë, me të kërkuar rreth saj, del se Emus është modele që ka marrë pjesë në “Miss Polonia”.

KROACIA

Kroatja Ivana Knol është tifoze e ‘zjarrtë’ e kombëtares së saj, ajo ka qenë e pranishme në çdo ndeshje të Kroacisë në këtë kampionat. Madje, sytë drejt saj ishin edhe në ndeshjen e fundit të Kroacisë kundër Rusisë, ku Knol bëri tifo bashkë me presidenten Kolinda Grabar-Kitarovic.  Profesioni i saj është kërcimi, ndërsa mori pjesë edhe në Miss Kroacia në vitin 2016.

MEKSIKA

Meksika renditet në mesin e shteteve me fanset më seksi në kampionat. Vëmendjen e mori, Yanet Garcia. Ajo njihet si modele, aktore dhe prezantuese, prandaj emri i saj është shumë i njohur për meksikanët. Në medie kanë qarkulluar imazhe të Garcias, e cila mahnit me linjat.

Këto janë vetëm disa prej tifozeve që kanë rënë në sy të medieve si femrat më seksi në përkrahje të kombëtareve të tyre. Janë të panumërta imazhet që kanë ‘vërshuar’ internetin, e që emrat e tyre nuk janë zbuluar, vetëm një shkrepje fotografie nga një kënd i stadiumit.

Krahas pesë vendeve të lartpërmendura, janë Argjentina, Spanja, Gjermania, Brazili dhe Portugalia, shtetet të cilat në rrjet dominojnë me imazhe të fanseve më ‘hot’ të Kampionatit Botëror “Russia 2018”.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat