Të gjithë sytë te Dua Lipa, habiten me veprimin që bëri në aeroport

Bota e Yjeve

Të gjithë sytë te Dua Lipa, habiten me veprimin që bëri në aeroport

Më: 3 gusht 2018 Në ora: 13:55
Dua Lipa

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka arritur që të gjithë të kthehen e të shohin nga ajo teksa ndodhej në aeroport. Meqenëse ajo udhëton shumë për shkak të koncerteve të shumta në vende të ndryshme, Dua gjen edhe kohën që të bëj gjëra argëtuese.

Një gjë të tillë e ka bërë gjatë udhëtimit të fundit, ku të gjithë njerëzit në aeroport kanë kthyer sytë nga ajo. Lipa ndodhet mbi një stol të aeroportit dhe duket sikur po qëndron në ajër.

Njerëzit përreth saj kanë kthyer kokën për ta parë dhe kanë ngelur të habitur se si është e mundur që ajo të qëndrojë në atë mënyrë.

“Të gjithë duan të dinë se si e bëra”, shkruan Lipa në fotot e postuara në “Instastory”

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat